E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt: nuk ka negociata mes Interit dhe Atalantës për mesfushorin shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka mohuar raportimet e fundit që lidhnin Asllanin me një transferim te klubi nga Bergamo.
Sipas Romanos, pavarësisht spekulimeve, Interi dhe Atalanta nuk janë në bisedime për 23-vjeçarin. Megjithatë, ai shton se mesfushori shqiptar do të largohet nga zikaltërit gjatë kësaj merkatoje.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Kristjan Asllanin, ndërsa interesi për të në tregun e transferimeve vazhdon të jetë i lartë. Top Channel

