Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

VIDEO/ Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord


Mes nëntori dhe në një ditë gri ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Sarandë kroçera “EXPLORA-II”. Kroçera “EXPLORA-II” vjen për herë të parë në Sarandë.

Mes nëntori dhe në një ditë gri ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Sarandë kroçera “EXPLORA-II”. Kroçera “EXPLORA-II” vjen për herë të parë në Sarandë.

Për shkak të një tonazhi 63 mijë e 621 ton, kroçera është ankoruar në rad.

Gjeografia e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë sot Sarandën është nga shumë shtete, si Austria, Australia, Belgjika, Kanadaja, Costa Rika, Gjermania, Peru, Zimbabve, Serbia deri edhe nga Afrika e Jugut. Gjatë qëndrimit në Sarandë do të vizitojnë qytetin, do të shkojnë në Butrint por edhe tek Syri i Kaltër.

Kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord erdhi në Sarandë nga Bari, për t’u larguar pas vizitave të planifikuara pasditen e kësaj të hëne për në Santorini.

Me lançet e tyre turistët kanë nisur të dalin në tokë për t’u shpërndarë mandej sipas destinacionit të përcaktuar më parë.

Me “EXPLORA-II” shkron në 32 numri i kroçerave që kanë vizituar Sarandën këtë vit.

Sipas burimeve nga Porti i Sarandës mësojmë se për vitin 2027 kroçera “EXPLORA-II”ka interes për disa ardhje te tjera. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet kroçera “EXPLORA-II“sarandeshqiperia turistiketuriste