Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist në Turqi, duke shkëlqyer sërish me Sivassporin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, menjëherë pas grumbullimit me kuqezinjtë, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në sfidën kundër Pendikspor.
Manaj arriti të shënonte në minutën e 21’ për të kaluar ekipin e tij në avantazh, ndërsa në të 55’ dyfishoi shifrat. MANAJ AÇISI DAR OLMASINA RAĞMEN HARİKA VURDU! 🔴⚪️
#Sivas #Sivasspor
— Süper Lig Yolu® (@Superligyolucom) October 9, 2026 Por spektakli i tij nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 64’, Manaj asistoi për golin e një tjetër shqiptari, Valon Ethemi, i cili shënoi golin e tretë.
Kështu Manaj është në garë për golashënuesin më të mirë në Ligën e Parë turke me 8 gola të shënuar në 8 ndeshje të luajtura. Top Channel

