Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterrë i ndërpret rrugën mjetit në Shkodër, në rrezik familja me 4 anëtarë


Ky është Gentjan Bajraku i cili 4 ditë më parë rrezikoi jetën e tij dhe të familjes pas një aksidenti që pësoi në hyrje të Shkodrës.

Ky është Gentjan Bajraku i cili 4 ditë më parë rrezikoi jetën e tij dhe të familjes pas një aksidenti që pësoi në hyrje të Shkodrës. Kjo makinë që Gentjani ka siguruar nga kamerat e sigurisë del në rrugë me shumë shpejtësi duke bërë që Bajraku të devijojë dhe të përfjë në bordurën anësore të rrugës. Policia edhe pse vetëm pak metra më tutje, e la të lirë shoferin që shkaktoi aksidentin duke mos i vënë asnjë masë administrative. I aksidentuari i cili jeton në Gjermani prej më shumë se 20 vitesh thotë se janë ende shenjat e përplasjes në bordurë ndërsa ndihet me fat që një tub hekuri nuk goditi automjetin…. Bajraku i cili ndodhej bashkë me familjen në automjetin e tij, tregon se si në vendngjarje bashkë me efektivët ishte edhe shefi i rrugores Ermal Zeneli, të cilët sipas tij i dhanë një përgjigje absurde duke mos plotësuar as dokumentacionin e aksidentit. Emigranti shkodran thotë se do ta kërkojë të drejtën e tij deri në fund. Kjo ngjarje ndodhi më 8 gusht të këtij viti, rreth orës 19:10. Gentjan Bajraku që u aksidentua si shkak i një manovre të gabuar të një automjeti tjetër, është i revoltuar për mosveprimin e policisë e cila ishte shumë afër dhe faktin se shoferi tjetër nuk u ndal. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb