Lajme Zone
VIDEO/ Lamtumirë mes golave e lotëve, Mirlind Daku lë Rubin Kazanin dhe kalon në Moskë! Sulmuesi: Më keni bërë të ndihem si në shtëpi
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Lamtumirë mes golave e lotëve, Mirlind Daku lë Rubin Kazanin dhe kalon në Moskë! Sulmuesi: Më keni bërë të ndihem si në shtëpi

Daku shënoi të shtunën golin e dytë në këtë fillim sezoni, teksa pas ndeshjes lojtarët e Rubin Kazanit e 'hodhën në ajër' duke i dhënë një lamtumirë prekëse.

RUSI - Spartaku i Moskës ia ka dalë të bindë Mirlind Dakun, me sulmuesin e Kombëtares që do të lërë pas tre sezonesh Rubin Kazanin duke kaluar në kryeqytetin rus. Spartaku nuk është frikësuar nga shuma, teksa ka derdhur në arkat e klubit nga Kazani plot 11 milionë euro, klauzolë kjo që ishte e nevojshme për largimin e Dakut. Rubin Kazani ka publikuar një video prej 20 minutash me imazhet e Mirlind Dakut para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së raundit të dytë të kampionatit rus kundër Akronit, të shtunën. Në video shfaqen goli, lotët, përqafimi dhe fjalimi i Dakut para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të Rubin Kazanit në dhomat e zhveshjes. Kjo ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e Rubin Kazanit. Ai shënoi golin e dytë në fitoren e ekipit, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në kampionat. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Sytë me lotë i kishte edhe pasi përfi fjalimin para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të ekipit nga Kazani. LEXO EDHE:Kristjan Asllanit i del emri në Premier League "Faleminderit shumë për këto tre sezone që kemi kaluar së bashku. E di që vij nga një ligë më modeste se kjo e Rusisë dhe do të doja të falenderoja të gjithë futbollistët rus që na bëjnë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi këtu. Nuk di çfarë tjetër të them. Është e vështirë për mua, por është pjesë e jetës dhe është e rëndësishme të ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi. Faleminderit shumë”, tha Daku në videon e publikuar të dielën. Daku është pjesë e Rubin Kazan që prej vitit 2023, ndërsa ka shënuar 37 gola në kampionatin e Rusisë. Sulmuesi është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Trajneri Franc Artiga, vlerësoi Dakun. “Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë nesër apo gjatë javës, por shenjat janë goxha të qarta. Pavarësisht se çfarë ndodh, Daku, veçse është lojtar i madh, është person shumë i dashur në dhomat e zhveshjes. Ai është lojtar që i jep skuadrës shpirtin e duhur. E ka dërguar Rubinin në një tjetër nivel. I urojmë fat”, ka thënë Artiga. Në karrierën e tij Daku ka qenë pjesë e klubeve të Hajvalisë, Llapit, Osijekut, Kukësit, Ballkanit, NS Murës dhe Rubin Kazanit. Me kalimin te Spartaku në Moskë pritshmëritë janë të larta që ai të vijojë me të njëjtin ritëm për shënimin e golave. 28-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 3 vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: rubin kazan mirlind daku Legjionaret spartaku i moskes Rusi Franc Artiga Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3768 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?