Top ChannelPolitikë
Video-lajm/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
Ndonëse në Kuvend debati politik ishte i nxehtë, Sali Berisha ka gjetur kohë gjatë seancës për të lexuar lajmet ndërkombëtare.

Ndonëse në Kuvend debati politik ishte i nxehtë, Sali Berisha ka gjetur kohë gjatë seancës për të lexuar lajmet ndërkombëtare. Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel, Berisha mban në tabletin e tij të hapur faqen e “Daily Mail online”.
Në pamje duken teksa qëndron dhe lexon titullin e një lajmi për Melania Trump dhe një tjetër për presidentin e SHBA, Donald Trump. Top Channel
