Izraeli vijon ofensivën ndaj Libanit, lëshon urdhër evakuimi për periferitë e Bejrutit
Izraeli ka lëshuar një alarm evakuimi për periferitë në Bejrutin jugor, disa orë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për më shumë sulme ndaj Libanit.

Izraeli ka lëshuar një alarm evakuimi për periferitë në Bejrutin jugor, disa orë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për më shumë sulme ndaj Libanit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “vazhdojnë operacionet dhe sulmet kundër infrastrukturës ushtarake” që i përkasin grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Më parë, Netanyahu tha se Izraeli do të kryejë më shumë sulme ndaj Hezbollahut, i cili ka bazën në Liban. “Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të goditet”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, u shpreh Netanyahu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
