Lajme Zone
Video/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen
PolitikëTop Channel

Video/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen

Kryeministria ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur një grup personash hyjnë në një biznes parfumerie gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga ambientet e tij.

Kryeministria ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur një grup personash hyjnë në një biznes parfumerie gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga ambientet e tij. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga institucionet, shihen persona që futen në ambientet e biznesit pasi thyhet hyrja dhe më pas marrin produkte nga dyqani.

Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme, ndërsa veprimet e personave të përfshirë janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në pjesën përmbyllëse të videos shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në biznesin e dëmtuar. Top Channel