Një episod i pazakontë është regjistruar në përfundim të seancës plenare në Kuvend, lidhur me marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara për pajisjet ushtarake. Në vend që dokumenti t’u vihej në dispozicion deputetëve, atyre u është kërkuar ta lexojnë së bashku në një sallë me kapacitet për vetëm 15 persona.
Situata ka prodhuar edhe një moment pikant, pasi kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka mundur të marrë kopjen e vetme të dokumentit dhe është larguar me vrap nga ambientet e Kuvendit. Pas tij është vënë një punonjëse e Kuvendit, e cila dëgjohet t’i thotë: “O zotëri, të lutem…”. Opozita ka kundërshtuar mënyrën e administrimit të dokumentit, ndërsa marrëveshja pritet të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar. Berisha i prerë: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese! 27 Korrik, 11:29 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

