Lajme Zone
VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të amortizuar.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrjetit elektrik në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të amortizuar. Përmes një reagimi, Korreshi tha se prej muajsh ka bërë thirrje për ndërhyrje në rrjet, por sipas tij shqetësimet nuk janë marrë në konsideratë nga qeveria. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Deputeti demokrat e lidhi gjendjen e rrjetit edhe me rastet e humbjes së jetëve të elektricistëve, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Bilanc lufte, humbje jetësh njerëzish për shkak të rrjetit elektrik demode. Kemi kaq muaj që bëjmë thirrje për rrjetin e degraduar, por çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër, nga arroganca e qeverisë, sidomos e Karakaçit”, u shpreh Korreshi.

Ai kërkoi vëmendje më të madhe ndaj problematikave të infrastrukturës elektrike dhe masave për garantimin e sigurisë së punonjësve që operojnë në rrjet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb