Lajme Zone
VIDEO- Kaos e tensione në protestë/ Ja çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO- Kaos e tensione në protestë/ Ja çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit

Disa qindra studentë janë mbledhur këtë të shtunë në prote...

Disa qindra studentë janë mbledhur këtë të shtunë në protestën e radhës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Momentalisht, në zonën e Rrugës së Durrësit, para godinës së Ministrisë së Arsimit po vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave policore.

Efektivët që ndodhen në terren janë shtuar në numër, ndërsa në zonë po përdoret edhe autobot me ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pamjet shfaqin përshkallëzimin e situatës, me reagime e kundëreagime nga palët.

Në vijim, pritet që protestuesit të vijojnë me itinerarin e zakonshëm, atë të marshimit drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të mbërritur para Kryeministrisë, me te tjera thirrje për dorëheqjen e Ramës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.