Lajme Zone
Plani amerikano-saudit për ndarjen e Bosnjes dhe frika e një lufte të re në Ballkan
PolitikëPamfleti

Plani amerikano-saudit për ndarjen e Bosnjes dhe frika e një lufte të re në Ballkan

Camil Durakoviç e di nga përvoja më e tmerrshme personale, se çfarë mund të ndodhë kur politikanët fillojnë të luajnë me kufijtë në Ballkan. Ai ishte vetëm 16 vjeç, kur në vitin 1995, arriti të shpëtonte nga rrethimi i Srebrenicës, vendlindjes së tij, si një nga të paktët meshkuj boshnjakë që i mbijetuan asaj masakre.

Milorad Dodik po përpiqet të ringjallë projektin e shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina, këtë herë me mbështetjen e njerëzve të afërt me Donald Trump. Përmes lobimit në Uashington, lidhjeve me Kremlinin dhe retorikës nacionaliste, lideri serb po shfrytëzon një dritare të re mundësie për të rihapur çështjen e kufijve në Ballkan. Camil Durakoviç e di nga përvoja më e tmerrshme personale, se çfarë mund të ndodhë kur politikanët fillojnë të luajnë me kufijtë në Ballkan. Ai ishte vetëm 16 vjeç, kur në vitin 1995, arriti të shpëtonte nga rrethimi i Srebrenicës, vendlindjes së tij, si një nga të paktët meshkuj boshnjakë që i mbijetuan asaj masakre.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem, mes tyre xhaxhai dhe dy kushërinjtë e tij, u ekzekutuan sistematikisht nga forcat serbe të Bosnjës. Ishte një nga aktet më të rënda të spastrimit etnik gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Paqja në Bosnjë Hercegovinë është ruajtur për tri dekada mbi një kompromis të brishtë: të bashkëjetohet, të respektohen kufijtë dhe të mos rihapen konfliktet territoriale. Ky ekuilibër u vendos përmes Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e hartuar dhe e garantuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Por sot po rritet frika se kjo marrëveshje po shkon drejt shpërbërjes, madje me nxitjen e vetë Uashingtonit. Milorad Dodik, lideri de facto i serbëve të Bosnjës, ka nisur një tjetër ofensivë politike për pavarësinë e Republikës Srpska dhe duket se ka siguruar mbështetjen e disa figurave të rëndësishme nga rrethi i ngushtë i Donald Trump.

Durakoviç e ka ndjekur nga afër këtë përpjekje në cilësinë e zëvendëspresidentit në largim të Republikës Srpska, entitetit me shumicë serbe që u krijua pikërisht nga Marrëveshja e Dejtonit. Sipas marrëveshjes, ky entitet duhet të ketë një president serb dhe dy zëvendëspresidentë, një kroat dhe një boshnjak.

Gjatë ushtrimit të detyrës, Durakoviç është përpjekur të kundërshtojë projektin e Dodik. Ai paralajmëron se çdo përpjekje për ta ndarë më tej Bosnjën sipas vijave etnike dhe fetare do ta çonte vendin drejt një konflikti të ri.

“Nëse arrijmë në atë pikë, një luftë e re do të jetë e pashmangshme. Nuk ekziston mundësia e një shkëputjeje paqësore”, thotëa Durakoviç në një intervistë pranë Memorialit të Srebrenicës, ku shtyllat e bardha prej guri shënojnë varret e viktimave të gjenocidit.

Nuk është hera e parë që Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Srpska. Prej 20 vitesh ai dominon politikën e entitetit dhe e ka përdorur vazhdimisht retorikën e pavarësisë si instrument presioni ndaj institucioneve qendrore të Bosnjës.

Megjithatë, mbetet e paqartë se deri ku është i gatshëm të shkojë këtë herë, sidomos pas zhvillimeve politike në Serbinë fqinje, ku aleati i tij i vjetër Aleksandar Vuçiç humbi pushtetin pas 12 vitesh.

Dodik e kishte ftuar gazetën kanadeze “The Globe and Mail” për një intervistë në bazën e tij politike në Banja Luka, por e anuloi takimin pas humbjes së papritur të Vuçiç. Shqetësimi kryesor tani është se lideri serb i Bosnjës mund të ketë marrë sinjale mbështetjeje si nga Kremlini, ashtu edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Disa zhvillime të fundit e kanë shtuar këtë dyshim. James Blair, ish-zëvendës shef i kabinetit të Trump, dhe Chris LaCivita, bashkëdrejtues i fushatës së tij presidenciale të vitit 2024, janë fotografuar së fundmi në një tubim në Banja Luka të organizuar nga Lëvizja e Pavarur e Socialdemokratëve, partia nacionaliste e Dodikut.

Të dy mbajnë poste të rëndësishme në MAGA Inc., organizatë që mbledh fonde për kandidatët republikanë të mbështetur nga Trump. Ndërkohë, Katie Ëiles, vajza e shefes së kabinetit të presidentit amerikan, Susie Wiles, është fotografuar duke mbajtur një pushkë sulmi në një poligon qitjeje në Republikën Srpska.

Sipas gazetës “Sarajevo Times”, entiteti ka rritur më shumë se 4 herë shpenzimet për lobim gjatë vitit 2026, duke i çuar ato në 37.5 milionë dollarë. Mes personave të angazhuar për të përfaqësuar interesat e Dodikut dhe aleatëve të tij është edhe Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump gjatë mandatit të parë presidencial.

Sipas raportimeve, Flynn paguhet 100.000 dollarë në muaj. Analistja e njohur e politikës ballkanike, Jasmin Mujanoviç, thotë se Dodik ka arritur t’ua shesë veten aleatëve të Trump si një lider i krishterë i persekutuar, ndonëse nuk ekziston asnjë kërcënim serioz ndaj serbëve apo të krishterëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ai është mbështetur fort te diskursi i nacionalizmit të krishterë, i cili është popullor në disa qarqe të administratës së tanishme amerikane”, shpjegon Mujanoviç. Kjo fushatë lobimi duket se ka dhënë tashmë rezultate konkrete.

Vitin e kaluar, administrata Trump hoqi sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit ndaj Dodik dhe familjarëve të tij. Masat ishin vendosur në vitin 2022 për shkak të akuzave për korrupsion dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Gazetari Darko Momiç, i portalit të pavarur “Capital” në Banja Luka, e sheh këtë zhvillim si pjesë të një bashkëpunimi më të gjerë mes lëvizjeve të djathta nacionaliste në nivel ndërkombëtar.

“Është krijuar një lidhje globale mes lëvizjeve të djathta. Aleatët e Trump duan nga Dodik të njëjtën gjë që Trump dhe Putin kërkonin nga Viktor Orbán: dobësimin e Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Një nga kompanitë e angazhuara për të promovuar idenë e krijimit të një shteti të pavarur serb në Bosnjë është Dickens & Madson Canada Inc., me seli në Montreal. Ajo drejtohet nga Ari Ben-Menashe, një lobist i njohur për përpjekjet e tij për të rehabilituar imazhin e klientëve të përfshirë në konflikte dhe kriza të rënda ndërkombëtare, përfshirë juntën ushtarake në Mianmar dhe milicinë Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan.

Kontrata e nënshkruar nga Ben-Menashe më 6 shtator 2025, nuk lë vend për paqartësi lidhur me objektivin e angazhimit të tij: “Pavarësia e Republikës Srpska nga Bosnje Hercegovina është qëllimi ynë përfundimtar!”.

Në një dokument të dorëzuar veçmas në Departamentin amerikan të Drejtësisë, kompania deklaroi se gjatë vitit 2025 kishte marrë 4 milionë dollarë si pagesa paraprake nga qeveria e Republikës Srpska.

Ben-Menashe i tha “The Globe and Mail”, se klienti i tij nuk ishte qeveria e entitetit, por vetë Dodik. Sipas tij, objektivi i liderit serb është bashkimi i Republikës Srpska me Serbinë dhe më pas marrja e drejtimit të shtetit të bashkuar.

Lobisti pretendon gjithashtu se administrata Trump e mbështet idenë e rishikimit të kufijve të rajonit, të cilët sipas këtij këndvështrimi, janë përcaktuar në mënyrë të padrejtë ndaj serbëve. Ai shtoi se edhe Arabia Saudite, e cila ushtron ndikim të konsiderueshëm mbi qeverinë boshnjake në Sarajevë, ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar këtë çështje. “Zgjidhja po diskutohet me amerikanët dhe sauditët”, deklaroi Ben-Menashe në një intervistë telefonike.

Pasojat e një projekti të tillë mund të jenë katastrofike. Në 3 vitet e luftës që i paraprinë Marrëveshjes së Dejtonit, dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën. Marrëveshja i dha fund luftimeve duke e ndarë Bosnjën në dy entitete, një të banuar kryesisht nga boshnjakët dhe kroatët dhe tjetrin me shumicë serbe.

Më shumë se tri dekada më vonë, Republika Srpska, me rreth 1.2 milionë banorë, vazhdon të jetë pjesë e shtetit boshnjak, i cili ka gjithsej 3,1 milionë banorë, por njëkohësisht funksionon si një strukturë politike me identitet dhe institucione të veçanta, shpesh në kundërshtim me autoritetin qendror.

Në zonat e kontrolluara nga serbët, flamuri blu dhe i verdhë i Bosnjë Hercegovinës pothuajse zhduket nga hapësirat publike. Në vend të tij valëvitet flamuri kuq-blu-bardhë i Republikës Srpska, shpesh krahas flamurit pothuajse identik të Serbisë.

Edhe trashëgimia e luftës, vazhdon që të përdoret si instrument politik. Në shtyllat telefonike dhe kioskat e zonave serbe shfaqen ngjitëse që e paraqesin Ratko Mlladiçin si “hero”. Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës u dënua për gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës.

Dodik mori pjesë në funeralin e Mlladiçit në shtator, dhe e përshkroi të dënuarin për krime lufte si “një komandant që udhëhoqi ushtrinë e nderuar të Republikës Srpska”. Sinjalet për planet e tij të ardhshme kanë qenë të qarta prej kohësh.

Përpara fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Dodik deklaroi se pendohej që nuk e kishte shpallur pavarësinë e Republikës Srpska gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan. Ai premtoi se nëse Trump do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të ngurronte ta bënte këtë.

Ivana Koraljiç, drejtoresha ekzekutive e zyrës së Transparency International në Banja Luka, thotë se rrethanat aktuale janë veçanërisht të favorshme për Dodikun. Sipas saj, jo vetëm administrata Trump, por edhe qëndrimet e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë krijuar një klimë ku ai mund të shpresojë të gjejë mbështetje.

Sipas saj, 2 vitet e ardhshme, me Trump në Shtëpinë e Bardhë, përbëjnë një “dritare mundësie” për liderin serb të Bosnjës. Nga ana tjetër Durakoviç, paralajmëron se Dodik nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i tij.

Ai beson se lideri i Republikës Srpska, do të përpiqet ta shtyjë përpara sa më shumë që të jetë e mundur, përpara se të ndryshojnë rrethanat politike në Uashington. “Dodik do të ushtrojë presion pa pushim, sepse i ka mbetur vetëm edhe një vit e gjysmë në detyrë. Por kjo është e pamundur pa përdorur dhunën”, deklaron ai.

Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku më i madh për Ballkanin. Një projekt që paraqitet si aspiratë për vetëvendosje, mund të shndërrohet sërish në një përpjekje për ndryshimin e kufijve me forcë, duke kërcënuar të rrëzojë paqen e brishtë të ndërtuar pas luftës më të përgjakshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./Përshtati "Pamfleti", nga "The Globe & Mail" Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama n’burg, Berisha n’burg”, thirrja që tensionoi protestën e studentëve; përplasje verbale mes grupimeve 31 Tetor 2026, 14:0814:08Politike Revolta studentore hyn në ditën e 19-të, PD zbret në rrugë; përplasje deputetësh me policinë 31 Tetor 2026, 12:3812:38Politike Studentët e çojnë protestën te dera e Ramës, Berisha thërret demokratët në Tiranë 31 Tetor 2026, 12:1512:15Politike Paketa Fiskale 2027, Tabaku kundër ndryshimeve: Rrezikon biznesin e vogël dhe rëndon xhepat e qytetarëve 31 Tetor 2026, 11:2711:27Politike Protestat në Evropë: Mes shpresës për ndryshim dhe rrezikut të rënies “nga shiu në breshër”! 31 Tetor 2026, 10:1210:12Politike “Pranvera Europiane” në mes të vjeshtës/ Nga Parisi në Tiranë, revolta po trondit sistemin 31 Tetor 2026, 10:0010:00Politike