Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Qytetarët protestojnë prej 67 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Poshtë qeveria, qeveri e krimit” , “Ju erdhi fundi” “Shqipëria kërkon Revolucion” kanë vijuar marshimit. Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.
Gjithashtu kritik janë shprehur edhe ndaj presidentit Bajram Begaj, të cilin e akuzojnë për heshtjen ndërsa sheshi prej 67 ditësh ‘pushtohet’ nga protesta e qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta PS
