Në Shërbimin e Neuroradiologjisë Intervencionuese në QSUT u realizua me sukses trombektomia e parë mekanike. Kjo konsiderohet një procedurë moderne dhe jetike për pacientët me insult ishemik akut.
Në rastin e insultit, çdo minutë është vendimtare. Sa më shpejt të rikthehet qarkullimi i gjakut në tru, aq më e madhe është mundësia për të kufizuar dëmtimin neurologjik dhe për të përmirësuar rikuperimin e pacientit.
“Pas këtij suksesi qëndron puna e një ekipi të tërë profesionistësh:
Prof. Dr. Arben Rroji
Dr. Eris Ranxha – Shërbimi Neurovaskular
Prof. Dr. Ilirjana Zekja – Shërbimi i Neurologjisë
Prof. Dr. Krenar Lilaj – Reanimator
Dr. Thoma Kalefi – Reanimator
Dr. Majlinda Shyti – Neurologe”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë në rrjetet sociale pamjet. Top Channel

