Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të dy ish-zyrtarët, të cilët kanë qenë vartës të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbërritën së bashku në ambientet e institucionit të drejtësisë. Momenti i daljes nga SPAK është shoqëruar edhe me tensione verbale. Një qytetar iu drejtua dy ish-drejtuesve me akuza, duke u thënë: “A nuk keni turp që keni vjedhur lekët e popullit?! Si mor nuk ju vjen turp?!”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: elezi gjyli
