Gazmend Hoxha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se ka pranuar kërkesën e Hoxhës për dorëheqje dhe e ka liruar atë nga drejtimi i Policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se ka pranuar kërkesën e Hoxhës për dorëheqje dhe e ka liruar atë nga drejtimi i Policisë. Pas largimit të tij, Kurti ka emëruar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Qeveria e Kosovës ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë periudhës që ai drejtoi institucionin.
Dorëheqja vjen në një kohë kur qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar protesta, duke kërkuar gjithashtu largimin nga detyra të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Të dy ministrat kanë refuzuar të japin dorëheqjen, duke argumentuar në një konferencë për mediat se largimi i tyre nuk do të ndihmonte në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë dy prokurore dhe 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar nga detyra. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar përkohësisht kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren që trajtonte çështjen, Arlinda Nallbani-Gacaferri.
Mes të pezulluarve janë drejtues të strukturave rajonale të Policisë në Pejë, komandanti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor, përgjegjës të sektorëve të hetimit dhe operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues.
Inspektorati Policor i Kosovës ka konstatuar paraprakisht probleme në mënyrën se si policia trajtoi kërkesat për mbrojtjen e Arlinda Zekajt. Sipas gjetjeve të inspektoratit, policia nuk ka dokumentuar ekzekutimin e urdhrit të parë mbrojtës, të lëshuar më 7 shtator.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor brenda banesës së saj në Vitomiricë. Policia arrestoi më 27 tetor në Deçan ish-kunatin e saj, Albert Sylaj, si të dyshuar për krimin. Gjykata ka vendosur ndaj Sylajt masën e paraburgimit për një muaj. Përpara ngjarjes, Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve për shkak të rrezikut që pretendonte se i kanosej.Më 22 tetor, vetëm tri ditë përpara vrasjes, ajo i dërgoi një letër kryeprokurores së Pejës, në të cilën shprehte shqetësimin për sigurinë dhe jetën e saj.gazmend hoxha vrasja e arlinda zekajt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, pezullohen nga detyra 13 zyrtarë të policisë dhe prokurorisë 30 Tetor 2026, 10:1710:17Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë; përplasje me policinë para godinës së qeverisë 30 Tetor 2026, 09:4309:43Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë policie 29 Tetor 2026, 15:5315:53Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt trondit drejtësinë në Kosovë, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes 29 Tetor 2026, 14:4014:40Kosova "S'jam i detyruar të merrem me ty"/ Zbardhet biseda mes Arlinda Zekajt me policit: Unë do vritem! 29 Tetor 2026, 14:2214:22Kosova Vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit: Duam drejtësi! 29 Tetor 2026, 14:0214:02Kosova

