Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën. Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: braho Eric Wendt
