Lajme Zone
Video/ I dënuar për 3 vrasje, momenti i deportimit të Sokol Hoxhës në Shqipëri
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ I dënuar për 3 vrasje, momenti i deportimit të Sokol Hoxhës në Shqipëri

Sokol Hoxha, i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë, është deportuar mëngjesin e sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, pas arrestimit të tij në Ohio më 5 maj 2026. Hoxha, 51 vjeç, me origjinë nga Fieri, ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të vitit 1997 në Patos, ku së bashku me një person tjetër akuzohet se vrau me armë zjarri dy vëllezër, H. B. dhe I. B. Për k

Sokol Hoxha, i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë, është deportuar mëngjesin e sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, pas arrestimit të tij në Ohio më 5 maj 2026. Hoxha, 51 vjeç, me origjinë nga Fieri, ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të vitit 1997 në Patos, ku së bashku me një person tjetër akuzohet se vrau me armë zjarri dy vëllezër, H. B. dhe I. B. Për këtë krim, Gjykata e Fierit e ka dënuar në vitin 2000 me 25 vite burg.

Pas largimit nga Shqipëria, ai u vendos në Belgjikë, ku sipas autoriteteve belge u përfshi në një tjetër vrasje. Në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetaseje shqiptare në vitin 1997.

"Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA", thuhet në njoftim. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm