Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 28 gushtit. Në pamje, fillimisht dallohet 18-vjeçari i veshur me një bluzë të zezë, i cili godet me grusht Arbër Habilajn, i shpallur në kërkim pas ngjarjes. Dinamika e sherrit dhe e përplasjes para këtij momenti është ende e paqartë. Por menjëherë pasi 18-vjeçari ka goditur Habilajn, ky i fundit bashkë me 3 persona të tjerë e rrethojnë të riun duke e qëlluar me grushte pa pushim dhe duke e shtyrë. Dhuna zgjat të paktën 30 sekonda, sipas sekuencës së pamjeve që ka arritur të sigurojë gazetari i Report Tv Sokol Dema, por është e paqartë se çfarë ka ndodhur para dhe pas këtij momenti. LEXO edhe...U dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ pasi i kërkoi pagën, zbardhet dëshmia e kamerierit: Më goditën me grusht dhe tavëll qelqi në kokë Sipas policisë, përplasja e dhunshme ka ndodhur pasi i riu ka kërkuar pagesën për punën në hotel. Në dëshminë e siguruar nga Report Tv, i riu ka rrëfyer se i kërkoi pagën pasi kishte vendosur të largohej dhe të niste punë diku tjetër, por sipas tij ata nuk pranuan dhe filluan që ta ofendonin. “Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë. Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin" citohet të ketë dëshmuar i riu. Sipas 18-vjeçarit gjatë kohës që ata kanë ushtruar dhunë e kanë kërcënuar se do ta vrisnin. Për vetëmbrojtje Nela thotë se ka qëlluar me një gotë qelqi në kokë Florianin. "Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre. Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka thënë ai. Për ngjarjen ka rënë në pranga Florian Habilaj, djali i pronarit të hotelit dhe Enold Dragoti, shoku i pronarit. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe u lanë në qeli vetëm një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet dhëndri i pronarit. Ndërkohë, në burg ka përfunduar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela. Ky i fundit pasi u vu në dijeni për dhunën ndaj nipit, mori kallashnikovin dhe shkoi të vrasë autorët, por u ndalua nga policia. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 13:43 U dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ pasi i kërkoi pagën, zbardhet dëshmia e kamerierit: Më goditën me grusht dhe tavëll qelqi në kokë Foto: Hoteli FlarReport Tv ka siguruar dëshminë e kamerierit që u dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit ‘Flar’ në Golem. 18-vjeçari Genti Nela ka treguar se ka filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit në 10 korrik të këtij viti, ku thekson se për nisjen e punës ka biseduar me biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj.Në dëshminë që Report TV disponon, 18 vjeçari thotë se në 27 gusht u ka kërkuar pagën, pasi kishte vendosur të largohej pasi do të punonte diku tjetër, por largimi i tij nuk është pranuar.“Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka thënë ai. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al flar Durres Genti Nela Arber Habilaj Enold Dragoti Florian Habilaj Melison Nela Komento Komente Populli: 01/09/2026 13:54 Po xhaxhain kush e spiunoi. Ti kishte bere shosh plehrat. Përgjigju BLEDI: 01/09/2026 12:22 ME THIKE TJA KISHE CARE FYTIN O KAMARIER DJALI,,,GJETE PUNE TE DROGMENET..... Përgjigju Punetori: 01/09/2026 11:23 Ky eshte biznesi ne Shqiperi: trafikante e kriminele qe pastrojne parate me struktura turistike, qe nuk punojne as vete e as kane edukuar femijet me kulturen e punes dhe pastaj dhunojne punetoret per nje page mbijetese.
Kerkoni mire se familje biznesmenesh te tille gjeni ne te gjithe vendin dhe te gjithe sektoret e ekonomise: nga ndertimi, sherbimet, shendetesia, arsimi, transporti dhe media, qe nga Vermoshi deri ne Konispol. Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 2684 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
