Një shpërthim i ri i vullkanit Sinabung, në veri të ishullit indonezian të Sumatrës, ka ngritur një re gazi e hiri deri në rreth 3.500 metra lartësi. Hiri ka prekur rrugët, tokat bujqësore dhe banesat në distriktin e Karos, deri në zonën e Berastagit. Niveli i alarmit është ngritur në “Siaga”, i dyti më i larti në shkallën kombëtare. Autoritetet kanë ndaluar aktivitetet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga krateri dhe deri në 6 kilometra në sektorin juglindor, ku rreziku është më i madh. LEXO edhe...Itali/ Shpërthen sërish vullkani Etna në Siçili, kufizime në fluturime në aeroportin e Katanias Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimeve të reja dhe më të fuqishme. P.J/ReportTv.al sumatra vullkan Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2820 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

