Lajme Zone
VIDEO/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, mbi 3.3 ton kokainë sekuestrohen në Spanjë dhe Portugali
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Goditet rrjeti i trafikut të drogës, mbi 3.3 ton kokainë sekuestrohen në Spanjë dhe Portugali

Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3.3 tonëve kokainë dhe arrestimin e tre personave, të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3.3 tonëve kokainë dhe arrestimin e tre personave, të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua më 13 gusht në rajonin e Costa del Sol në Spanjë dhe në Portugali, pas një hetimi të nisur më 11 gusht. Autoritetet spanjolle u vunë në dijeni se një furgon po transportonte një sasi të konsiderueshme droge nga Portugalia drejt Costa del Sol. Hetimet çuan policinë në një pronë në Torremolinos, ku u zbuluan rreth 1.7 tonë kokainë dhe një pistoletë e mbushur. Në vendngjarje u arrestua një person. 🚩Interceptados más de 3.300 kilos de cocaína en el interior de dos vehículos que transportaban la droga entre #España y #Portugal

Hay dos detenidos en España y uno en Portugal Operación conjunta con @PJudiciaria pic.twitter.com/UeubTUkdJX

— Policía Nacional (@policia) August 19, 2026 Ndërkohë, një automjet tjetër i dyshuar për transportin e drogës u ndoq deri në Marbella, ku autoritetet sekuestruan rreth 2 tonë kokainë dhe arrestuan një tjetër të dyshuar.

Operacioni u shtri edhe në Portugali. Policia Gjyqësore portugeze identifikoi furgonin që dyshohet se kishte transportuar drogën dhe e ndaloi teksa po kthehej drejt Spanjës. Brenda automjetit u gjetën rreth 1.5 tonë kokainë, ndërsa shoferi u arrestua.

Në total, në kuadër të operacionit u sekuestruan më shumë se 3,300 kilogramë kokainë, tre armë, dy automjete dhe rreth 1,100 euro cash. Autoritetet gjetën gjithashtu kamera mbikëqyrjeje, pajisje për shikim natën dhe mjete komunikimi, të cilat po analizohen si pjesë e hetimit mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit kriminal.

Tre të arrestuarit përballen me akuza, ndër të tjera, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, posedim të paligjshëm të armëve, sulm ndaj punonjësve të policisë dhe shkelje të rregullave të sigurisë rrugore.

Autoritetet spanjolle dhe portugeze e konsiderojnë operacionin një goditje të rëndësishme ndaj rrjetit që dyshohet se transportonte sasi të mëdha kokaine mes dy vendeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb