Lajme Zone
Video/ Gazetari i Top News dëshmon për sjelljen e Policisë: Po godisnin me gurë, më pas një efektiv më drejtoi granatëhedhësin
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Gazetari i Top News dëshmon për sjelljen e Policisë: Po godisnin me gurë, më pas një efektiv më drejtoi granatëhedhësin

Gazetari i Top News, Xhoi Malësia, është sulmuar këtë mbrëmje nga forcat e policisë, teksa po raportonte në terren për protestën.

Gazetari i Top News, Xhoi Malësia, është sulmuar këtë mbrëmje nga forcat e policisë, teksa po raportonte në terren për protestën. Siç shihet edhe në pamje, gazetari është shtyrë me forcë nga një grup efektivësh, megjithëse kishte të dukshme kartën e gazetarit dhe ishte duke kryer detyrën e tij.

Në një reagim në Instagram, Malësia shprehet se incidenti ndodhi pasi ai u ankua ndaj efektivëve, të cilët, sipas tij, po godisnin me gurë në një zonë ku ndodheshin vetëm gazetarë.

“Pasi u ankova ndaj policëve për shkak se godisnin me gurë (sjellje joprofesionale) në një vend ku ndodheshim vetëm gazetarë, një efektiv i FNSH-së më ka drejtuar granatëhedhësin e bombulave lotsjellëse. Veprim shtazarak. Kam kërkuar numrin e tij të identifikimit dhe përgjigjja ishte kjo”, shprehet ai.

Gazetari njofton se për rastin do të bëjë denoncim në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Nesër do të bëhet denoncim në AMP. Sa për çdo person të ligjit, nuk ju kam frikë. Paguheni për të na mbrojtur e për ta bërë detyrën siç duhet”, shkruan ai. Top Channel