Lajme Zone
VIDEO/ Garë me kohën në Nepal! 472 të vdekur dhe mbi 1,400 të zhdukur, qindra persona të bllokuar në tunelin e hidrocentralit
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Garë me kohën në Nepal! 472 të vdekur dhe mbi 1,400 të zhdukur, qindra persona të bllokuar në tunelin e hidrocentralit

Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë lënë mbi 1,400 persona të zhdukur.

Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë lënë mbi 1,400 persona të zhdukur. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve nepaleze, të paktën 469 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar edhe tre viktima në Tibet. Në total, bilanci paraprak i katastrofës ka arritur në 472 të vdekur, ndërsa numri i të zhdukurve ka kaluar 1,400. Në mes të situatës kaotike, ekipet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë në një operacion intensiv për të nxjerrë punëtorët e bllokuar në një tunel nëntokësor në kantierin e hidrocentralit Trishuli të Sipërm, në zonën e Rasuwa-s. Nepal Floods ℹ️: Army Rescues 883 People, Including 350 Trapped in Hydropower Tunnel

Amid the high risk of devastating floods, the Nepali Army has rescued 883 people, including 350 workers who were trapped inside a tunnel of the Upper Trishuli Hydropower Project. The rescue… pic.twitter.com/7zH1B8MDFE

— Dr. Kiran J Patel (@kiranpatel1977) August 27, 2026 Zëdhënësi i Ushtrisë Nepaleze, Raja Ram Basnet, konfirmoi se ushtria kishte marrë informacion për persona të bllokuar brenda tunelit në kantierin e ndërtimit të hidrocentralit.

Forcat nepaleze të shpëtimit kanë ndërhyrë mes kushteve jashtëzakonisht të vështira, të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut, uji dhe dëmtimi i infrastrukturës.

Sipas shërbimeve të kryeministrit, rreth 350 punëtorë dhe banorë të zonës janë evakuuar, ndërsa besohet se rreth 100 persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përmasat e plota të dëmeve dhe fatit të personave të zhdukur.

Katastrofa ka prekur rëndë edhe zonat përtej kufirit, në Tibet, ku autoritetet kineze kanë raportuar viktima. Për shkak të përmasave të fatkeqësisë dhe numrit të lartë të personave të zhdukur, autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura, ndërsa familjet presin me ankth lajme për të afërmit e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb