Lajme Zone
VIDEO/ Fyente dhe bullizonte nxënësit, nëndrejtori i shkollës Marqinet nga njëra shkollë në tjetrën
SportSyri

VIDEO/ Fyente dhe bullizonte nxënësit, nëndrejtori i shkollës Marqinet nga njëra shkollë në tjetrën

Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9 vjeçare në Marqinett ë qytetit të Vorës. Ku prej dhjetorit të vitit 2025 katër vajza të klasës së 9-të, shoqe me njëra tjetrën, janë ndjerë të ngacmuara dhe njëkohësisht të bullizuara nga mësuesi i gjuhë letërsisë, Gëzim Palushi i cili ka qenë nëndrejtor i shkollës në atë kohë.

Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9 vjeçare në Marqinett ë qytetit të Vorës. Ku prej dhjetorit të vitit 2025 katër vajza të klasës së 9-të, shoqe me njëra tjetrën, janë ndjerë të ngacmuara dhe njëkohësisht të bullizuara nga mësuesi i gjuhë letërsisë, Gëzim Palushi i cili ka qenë nëndrejtor i shkollës në atë kohë. Për ta kuptuar më mirë situatën dhe që vajza të ndihet më së miri gjatë rrëfimit të saj na u desh bashkëpunimi i psikologes Belioza Çoku.Lexo edhe:Kuq e zinjtë nisin misionin e ri në Nations League, të gjitha emocionet live dhe ekskluzivisht në DigitAlb Në rrëfimi e saj 14 vjeçarja tha se këtë situatë e kishin raportuar disa herë bashkë me shoqet e saj por 3 të tjerat gjatë kohës ishin tërhequr, mbase për shkak edhe të presionit të pridërve të tzre. Ndërsa ajo vetë e mbështetur nga prindërit e saj, vendosi ta çojë deri në fund betejën e nisur. Vajza rrëfeu se nëndrejtori njëkohësish edhe mësuesi lëndës së gjuhë letërsisë nuk kishte një siellje të pahijshme vetëm me vajzat, por edhe me djemt e klasës duke i cituar me fjalë fyese. Ajo shtoi se mësuesi nëndrejtor, në fillim kishte patur shikime ngacmuese.Shoqeve të saj i është shprehur se ti vjen në shkollë të për tu ekspozuar. Ajo I tha që nuk jam këtu në ankand që të vij të ekspozohem për ty. Çdo gjë ka ndodhur para të gjithë klasës. Më pas kaloi me të gjitha ne vajzat. Ne normale që folëm se ishin edhe të gjithë çunat aty. Filluam duke I kërku llogari që për çfarë e thua ti këtë. Kush je ti që na e thua këtë ne. Dhe pastaj na tha që mos e merrni ashtu siç e mendoni ju. Unë nuk e them ashtu siç e mendoni ju. Por sipas asaj çfarë thotë vajza, nëndrejtori nuk linte rast pa e përmendur që gjërat nuk ishin ashtu si mund të mendonin vajzat, por nga ana tjetër, komunikimi i tij bëhej edhe më i çuditshëm. Sepse një një rast ajo dëshmon se: E pyes profesorin përpara të gjithë klasës. Profesor të lutem më trego pak notat sepse nuk më hapet SMIP-i. Po, do t’I tregoj notat më tha, por jo këtu. Hajde me mua të shkojmë te zyra ime në Vorë. Unë thjeshtë I thashë si the? Edhe më tha jojo asnjë gjë. Dhe ula kokën, këta të klasës ma përmendën. Më thonin ata të klasës, hë shko me profesorin. Në ato mmente kam qenë me mendjen ta qëlloj në karrige apo jo? Por pavarësisht acarimit të vajzës drejt një situate jashtë kontrolli, kërkesa e nëndrejtorit do të përsëritej brenda pak ditësh. Gjithmonë referuar asaj që deklaron adoleshentja. Pas shumë debatesh dhe përplasjesh thuajse të përditshme me nxënëset e tij, nëndrejtori bën një tjetër veprim, aspak normal dhe në shkelje të rregullores duke ndërprerë orën e fundit të mësimit të një lënde tjetër dhe pa njoftuar më parë as mësuesen kujdestare, as drejtorin dhe as prindërit. Një sjellje vërtetë e çuditshme e numrit dy të shkollës, i cili me sa kuptohet i trembej përballjes me prindërit e vajzave, të cilat sidoqoftë nuk e morën parasysh kërkesën e tij. Sepse ata me të shkuar në shtëpi gjithçka që kishte ndodhur e shprehën në familje tek prindërit e tyre dhe këta të fundit menjëherë të acaruar kontaktuan zyshën kujdestare të fëmijëve duke I kërkuar llogari edhe pse ajo nuk dinte asgjë. Kjo bisedë telefonike, konfirmohet edhe nga vetë mësuesja, përmes një audioregjistrimi. Në të cilën thotë se mbas situatës që ndodhi me vajzat e klasës, prindërit me datë 9 dhjetor më kanë marrë në telefon gjithë natën dhe filluan të gjithë, ku ishe ti pse nuk na ke vënë në dijeni, që nëndrejtori bën këto gjëra dhe merr vajzat pa dijeninë tënde në zyrë. Me thënë të drejtën u ndjeva shumë keq. Në kushtet kur prindërit e alarmuar po ushtronin presion tek mësuesja kujdestare, të nesërmen ajo kërkoi menjëherë shpjegim nga drejtori dhe vetë nëndrejtori për episodin e një dite më parë. Por nëndrejtori është shprehur se ka dashur të sqarojë me nxënëset një konflikt të ndodhur në orën e tij të mësimit. Por ekspertja Nora Malaj në lidhje me këtë situatë thotë se përgjegjësi kryesor për fëmijët është mësuesi kujdestar. Dhe nëndrejtori ka kaluar kopetëncat. Shihet qartë që drejtori ka kërkuar ta mbyllë problemin aty për aty, dhe gjithçka të mbetej brenda atyre mureve. Por mësuesja këmbënguli për më shumë duke kërkuar një ballafaqim. Ku vajzat filluan të flisnin. Na bullizon. Njëra më thoshte që ti ekspozohesh, tjetra thoshte tipare kafshërore,ju vajza vini të ekspozoheni, në sy të gjithë klasës. Ju jeni vetëm për qejfe këtu, nuk jeni për mësime. Ai thoshte jo. Në atë moment kur debati mes katër vajzave të revoltuara dhe nëndrejtorit që nuk dinte më se si të mbronte veprimet e tij anormale, drejtori bën një ndërhyrje, nga e cila kuptohet qartë se po pozicionohej për të mbrojtur zëvendësin e tij. Sepse në mbledhjen e asaj dite me datë 10 dhjetor 2025 përmes një raporti informues të mbajtur nga mësuesja kujdestare të cilin do ta dorëzonte më pas tek strukturat për mbrojtjen e fëmijëve thuhet se: Gjatë këtij diskutimi drejtori është shprehur se mësuesja kujdestare nuk e ka kryer detyrën e saj Ndërkaq situata u pershkallëzua dhe ky problem nuk ishte më i nëndrejtorit me katër vajzat, por edhe me 21 nxënës të tjerë, që me sa duket u pozicionuan në mbrojtje të shoqeve të tyre. tekst: Ndërsa jepeshin një pas një dëshmitë e nxënësve, me nëndrejtorin të vënë me shpatulla pas muri, drejtori vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim, duke mbrojtur me vendosmëri kolegun. Por prindi I vajzës kishte marrë vetë në telefon mësuesin duke e akuzuar për pedofili, dhe ky I fundit duke përdorur kartën e viktimës ju drejtua komisariati 7 ne Vorë, për të bërë kallëzim kundrejt prindit. Pikërisht ky do të ishte edhe momenti që vajza do të thërritej për herë të parë në polici pas dy muajsh sepse rasti deri në ato moment nuk ishte referuar askund nga asnjë prej drejtuesve që ishte në dijeni. Edhe pse mësuesja kujdestare e vajzave me datë 13 shkurt e kishte vënë në dijeni drejtorin përmes disa e-mail se vajza kishte filluar tashmë t’mos e frekuentonte më shkollën. Më të detajur të gjithë kronologjinë e lëvizjeve institucionale na i paraqet raporti i datës 25 shkurt 2026 i mbatjur nga punonjësja e mbrojtjes së fëmijës në bashkinë Vorë, në takimin e grupit teknik ndërsektorial me 11 pjesarrës. Vetë pununonjësja sociale thotë se ‘’Ngjarja ka ndodhur në dhjetor 2025 dhe rasti nuk është referuar tek PMF. Mësuesja kujdestare ka referuar rastin në DRAP Tiranë për marrje masash, por këta të fundit ja kanë kaluar për kopetencë drejtorit të shkollës i cili ka marrë masa për mësuesen me këshillim etik për tejkalim kompetencash. Vetë punonjësja shprehet se në lidhje me rastin ajo është vënë në dijene me datë 8 janar 2026 në ambjentet e komisariatit 7 gjatë dhënjes së deklaratave të vajzave të cilat ishin të prekura emocionalisht dhe të rënduara psikologjikisht. Punonjësja sociale gjithashtu deklaron se nëpërmjet një emaili urgjent të ardhur nga ASHDMF për mosfrekuentim të vajzës në shkollë ka kërkuar informacion nga drejtori i shkollës Roland Durdja por përsëri rasti nuk është referuar edhe pse ishin në dijeni. Referimi është detyrim ligjor dhe në këto kushte ky grup vendos që për interesin më të lartë të fëmijës shikohet e nevojshme transferimi i mësuesit në një shkollë tjetër. Gazatarja e Piranjave shkoi vetë për ta takuar mësuesin Gëzim Palushi në ambjentet e reja të punës. Ku përballë pyetjeve ai nuk shpjegoi asgjë. Ndërkohë në një bisedë të drejtorit të shkollës me babain e një tjetër vajze, i cili kërkoi sqarime drejtpërdrejt nga drejtori i shkollës në prezencë të së bijës dhe shoqes së saj.Ai thotë se situata është e njëanshmë. Pra sipas drejtorit, me 4 vajza të mitura të mbajtura në zyrë për 45 minuta dhe me një situatë që gumëzhinte prej kohësh në të gjithë shkollën, historia qenka e njëanshme dhe se mësuesja kujdestare nuk ka përse të njoftohet nga titullari për lëvizje të nxënësve. Por në përballje me gazetaren e Piranjave edhe drejtori njëjtë si nëndrejtri iku pa dhënë asnjë shpjegim.