Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në lokalin e mbushur me shqiptarë në Athinë, plagoset vajza e pronarit
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në lokalin e mbushur me shqiptarë në Athinë, plagoset vajza e pronarit

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32. Persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.

Të shtëna me armë zjarri në lokalin e mbushur me shqiptarë në Athinë Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak pas mesnatës së të premtes në drejtim të një kafeneje në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32. Persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.

Si pasojë e të shtënave, 10-vjeçarja, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës. E mitura u transportua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve nga nëna e saj.

Sipas të dhënave të para, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan me armë nga brenda makinës dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin rreth 10 klientë, të gjithë shtetas shqiptarë.

Automjeti i përdorur në sulm, sipas informacioneve, u gjet i djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgou.

Ende nuk është përcaktuar nëse vajza u plagos nga një plumb apo nga një copëz e shkaktuar prej të shtënave. Ndërkohë, policia po shqyrton të gjitha provat për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit. Sipas informacioneve të deritanishme, 10-vjeçarja nuk është në rrezik për jetën, ndërsa plicia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.athinë agios panteleimonas epithesi mk sul me arme greqi shqiptare 3 sul me arme greqi shqiptare 5 sul me arme greqi shqiptare 2 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina; një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike 25 Shtator 2026, 23:0223:02Kronike “Gysi u tregoi institucioneve foton e Vis Martinajt të vrarë, kështu fitoi besimin e Ramës”; Hoxha e Qyno zbulojnë prapaskenat 25 Shtator 2026, 21:5221:52Kronike Dubai pritet ta dorëzojë në Belgjikë, çfarë fshehin dosjet e Anversës për Eldi Dizdarin 25 Shtator 2026, 21:4921:49Kronike Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Artan Myrtaj tentoi të largohej me vrap, autori e qëllon disa herë! (Video) 25 Shtator 2026, 17:0417:04Kronike Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një person; policia kontrollon kamerat, i plagosuri nuk pranon të flasë 25 Shtator 2026, 15:0715:07Kronike Goditet grupi kriminal në Spanjë, tre shqiptarë në pranga; zbulohet “mega-fabrika” e drogës 25 Shtator 2026, 14:5314:53Kronike