Lajme Zone
Atentat në një lokal të Athinës, plagoset fëmija shqiptar/ Makina e autorëve gjendet e djegur
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat në një lokal të Athinës, plagoset fëmija shqiptar/ Makina e autorëve gjendet e djegur

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimonas në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur.

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimonas në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur.

Konkretisht, në orën 23:50 me orën greke, katër persona në një makinë iu afruan një kafeneje, të vendosur në rrugën “Agorakritou” nr. 32, dhe hapën zjarr mbi të. Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Deri më tani, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumb i armës së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura.

Nëna e fëmijës, me origjinë shqiptare, nuk priti ambulancën dhe e transportoi menjëherë vajzën e vogël në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për kujdes mjekësor. Në momentin e ngjarjes, në lokal ndodheshin 10 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Makina e atentatorëve është gjetur e djegur në zonën e Aspropirgos pak pas ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet atentatAthinëshqiptarë