Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO-FOTO/ Protesta e studentëve ‘ndezi’ Tiranën, rreth 9 orë revoltë! Dhunë dhe përplasje me policinë, studentë të rrahur nga efektivët e mbi 40 të shoqëruar


Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të studentëve.

Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të studentëve. Revolta e studentëve është zhvendosur në disa akse kryesore në kryeqytet. Fillimisht protesta nisi te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur më pas te Bashkia e Tiranës, ku edhe iu vendos flaka. godinës. Gjithashtu është ndezur zjarr edhe te “Pazari i Ri”. Protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në disa akse kryesore në rrugët e Tiranës. Protesta u shoqërua me përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa vijojnë edhe shoqërimet e protestuesve nga policia.

Efektivë të policisë gjithashtu u vendosën gardh në disa zona për të shpërndarë protestuesit. Një studenti raportohet se i kanë thyer këmbën. Gjithashtu është konfirmuar për News24 se i është nënshtruar një operacioni. Fillimisht u raportua se i riu ishte në gjendje kome. Situata u përshkallëzua, ndërsa studentët vijuan për rreth 9 orë. Shqetësues mbetet edhe dhuna e përdorur nga policia gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit. Shumë studentë janë dhunuar me grushte e shkop gome, disa prej tyre janë tërhequr zvarrë gjatë shoqërimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Tirane