Kulmi i sezonit turistik ka sjellë këtë mesditë një fluks të lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë. Në pikën kufitare të Morinës është evidentuar një lëvizje e shtuar e automjeteve dhe qytetarëve që hyjnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, kontrollet në sportele po vijojnë me kapacitet të plotë dhe aktualisht nuk raportohen radhë të gjata automjetesh apo pritje të zgjatura. Fluks i shtuar është shënuar edhe në pikën kufitare të Vermicës, në drejtim të Kosovës. Lëvizja lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve kosovarë pas pushimeve në bregdetin shqiptar, si dhe me pjesëtarë të diasporës që po udhëtojnë drejt vendlindjes. Në qarkullim janë edhe qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo disa ditë pushimi në Shqipëri dhe tashmë po rikthehen drejt Kosovës.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë ngarkesë në Rrugën e Kombit, veçanërisht në segmentin Tuneli i Kalimashit–Kukës–Morinë, ku qarkullimi vijon të jetë i dendur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: automjete makina radhe
