SARANDË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele një agroturizëm, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Flakët janë përhapur në ambientet e e agroturizmit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët. Ky agroturizëm ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet agroturizmishqiperi

