Lajme Zone
Video/ Europa kthen sytë nga qielli, eklipsi diellor krijon pamje spektakolare
BotëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Europa kthen sytë nga qielli, eklipsi diellor krijon pamje spektakolare

Miliona njerëz në Europë kanë kthyer sytë nga qielli këtë të mërkurë, teksa një eklips ka krijuar një spektakël të rrallë astronomik. Fenomeni është parë në forma të ndryshme në disa vende europiane. Një brez që përfshin veriun dhe qendrën e Spanjës, si dhe pjesë të Portugalisë, Grenlandës dhe Islandës, ka përjetuar eklipsin total, me Hënën që ka mbuluar pothuajse plotësisht diskun diellor. Në kët

Miliona njerëz në Europë kanë kthyer sytë nga qielli këtë të mërkurë, teksa një eklips ka krijuar një spektakël të rrallë astronomik. Fenomeni është parë në forma të ndryshme në disa vende europiane. Një brez që përfshin veriun dhe qendrën e Spanjës, si dhe pjesë të Portugalisë, Grenlandës dhe Islandës, ka përjetuar eklipsin total, me Hënën që ka mbuluar pothuajse plotësisht diskun diellor.

Në këto zona, drita e diellit është zbehur ndjeshëm, duke krijuar një pamje të pazakontë në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Belgjikën, Zvicrën dhe Italinë Veriore, eklipsi është shfaqur i pjesshëm. Hija e Hënës ka mbuluar vetëm një pjesë të Diellit, duke krijuar një pamje spektakolare në qiell.

Ngjarja ka tërhequr mijëra qytetarë, fotografë dhe entuziastë të astronomisë, të cilët kanë ndjekur fenomenin dhe kanë dokumentuar momentet e rralla të eklipsit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm