SUEDI - Ernest Muçi vazhdon të japë sinjale pozitive në prag të sezonit të ri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në fitoren 1-0 të Trabzonsporit ndaj Udineses, duke realizuar golin e vetëm të takimit në një ndeshje miqësore. 25-vjeçari përfitoi në mënyrën më të mirë nga një asist i saktë i Simsir dhe me një goditje të bukur brenda zonës, dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar skuadrës turke suksesin e parë në fazën përgatitore të verës. Muçi zhvilloi një paraqitje bindëse dhe u zëvendësua në minutën e 61-të, kur ia la vendin Mitongos. Goli i shënuar konfirmon momentin e mirë që po kalon sulmuesi shqiptar, pas paraqitjeve pozitive edhe gjatë sezonit të kaluar. LEXO EDHE:Kristjan Asllanit i del emri në Premier League Ndërkohë, e ardhmja e Muçit mbetet një nga temat më të diskutuara të merkatos. Sulmuesi shqiptar vazhdon të lidhet me një largim nga Turqia, ndërsa Aston Villa është një nga klubet që ka shfaqur interes konkret dhe thuhet se po përgatit një ofertë zyrtare për shërbimet e tij. Edhe Napoli po ndjek nga afër situatën e tij. ⚽️ Trabzonspor, Ernest Muçi'nin golüyle öne geçti.pic.twitter.com/9YmIBawzw6 — Fanatik (@fanatikcomtr) August 2, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: udinese Legjionaret Trabzonspor Ernest Muçi Suedi Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.6% Vota total: 3711 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

