Lajme Zone
VIDEO/ Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës në Durrës, dëme në një lokal dhe një garazh
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës në Durrës, dëme në një lokal dhe një garazh

Dy raste të hedhjes së lëndëve plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Nga shpërthimet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dy raste të hedhjes së lëndëve plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Nga shpërthimet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit. Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër incident është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar edhe në këtë rast vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen dhe administrimin e provave, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dy shpërthimeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet DurrësLëndë plasëse