Lajme Zone
VIDEO/ Doli hapur në mbështetje të studentëve, këngëtarja Aurela Gaçe mes protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
EkonomiBalkanWeb

VIDEO/ Doli hapur në mbështetje të studentëve, këngëtarja Aurela Gaçe mes protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Pjesëmarrjes së qytetarëve dhe studentëve në shesh po i bashkohen vazhdimisht emra të njohur të artit dhe medias.

Pjesëmarrjes së qytetarëve dhe studentëve në shesh po i bashkohen vazhdimisht emra të njohur të artit dhe medias. Këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj janë filmuar ditën e sotme mes turmës së protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë dy figurat publike krah për krah me qytetarët e tjerë përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit. Prania e tyre në bulevard vjen në një moment kur tubimi po vijon nën tension dhe prani të shtuar policore, duke reflektuar mbështetjen që lëvizja po merr nga personalitete të jetës publike e kulturore në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb