Mirlind Daku ka nisur të lërë gjurmën e tij te Spartak Moska. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot golin e parë me skuadrën e re në kampionatin rus, vetëm pak javë pasi u transferua nga Rubin Kazan. Daku u bë protagonist në pjesën e dytë të sfidës kundër Orenburgut, me ndeshjen që po zhvillohej në stadiumin e Spartakut.
Në minutën e 76-të, Spartak fitoi një penallti dhe topi përfi në duart e Dakut. Edhe pse fillimisht disa prej lojtarëve vendas dukeshin të gatshëm për ta ekzekutuar, ata ia besuan goditjen sulmuesit shqiptar.
Daku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe me një ekzekutim të qetë dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur përkohësisht shifrat 1-1. 1-1 Daku
( pic.twitter.com/ieZ8eSQZ2l
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 30, 2026 Ky ishte goli i parë i shqiptarit me fanellën e Spartak Moskës, një moment i rëndësishëm për të pas transferimit të tij në kryeqytetin rus.
Pas golit, Daku nuk arriti ta shijonte gjatë festimin. Lojtarët e Spartakut kërkonin të rikthenin sa më shpejt topin në lojë, pasi synonin të shkonin për përmbysjen dhe fitoren.
Kjo solli edhe një moment tensioni mes futbollistëve, me disa përplasje të vogla në fushë. Top Channel

