Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot me pedagogë, studentë dhe qytetarë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, që e akuzojnë se po drejton një qeveri, e cila karakterizohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Jep dorëheqje”, është thirrja e tyre e fuqishme në bulevard. Revolta e pedagogëve nisi që në orët e para të mëngjesit. Ata kanë përpiluar edhe pesë kërkesa, ku e para mbetet dorëheqja e kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: pedagoge protesta
