Lajme Zone
Video/ Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj
SportGazeta Tema

Video/ Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj

Tommy Fury pretendon se pirja e qumështit të gjirit të Molly-Mae i solli ndryshime në trup: “Ishte fantastike”

Tommy Fury pretendon se pirja e qumështit të gjirit të Molly-Mae i solli ndryshime në trup: “Ishte fantastike”

Boksieri britanik Tommy Fury duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ruajtur formën e tij fizike – madje edhe të pijë qumështin e gjirit të partneres së tij.

Ish-ylli i “Love Island”, 27 vjeç, zbuloi në podcast-in që drejton së bashku me babanë e tij dhe trajnerin e boksit, John Fury, se kishte provuar qumështin e gjirit të partneres së tij Molly-Mae Hague pasi ajo solli në jetë vajzën e tyre, Bambi. Ai madje pretendoi me humor se si rezultat “krahët iu dyfishuan”.

Në episodin më të fundit të podcast-it “What the Fury?”, gjysmëvëllai i boksierit Tyson Fury tha:

“Kam pirë qumësht gjiri. Molly sapo kishte lindur Bambin dhe unë e provova pak. Aty është hormoni i vërtetë i rritjes. E dini sa shumë vlera ushqyese ka ai qumësht?”

Babai i tij, John Fury, mbeti i habitur nga rrëfimi i të birit. Pasi 60-vjeçari tha se “më mirë do të hante gjashtë tarantula”, Tommy vazhdoi:

“Dëgjo, qumështi i gjirit të bën mirë. Krahët m’u dyfishuan.”

“Ajo po ushqente foshnjën me gji. Kishte një shishe të vogël në frigorifer,” tregoi ai, ndërsa babai e ndërpreu duke thënë: “Mjaft. Ndal aty.”

Tommy shtoi me shaka:

“Forca m’u rrit jashtë mase. M’u shtua edhe një centimetër në krahë. Ishte fantastike. Aty është hormoni i vërtetë njerëzor i rritjes (HGH).

Po ju them, kontrollojeni. Është një nga gjërat më të mira që mund të pish. Ia jep një foshnjeje të porsalindur sepse ka të gjitha këto lëndë ushqyese.”

Kur John i kujtoi se ai nuk ishte një foshnjë e porsalindur, Tommy u përgjigj:

“Edhe të rriturit kanë nevojë për lëndë ushqyese. Nuk mund të jetosh pa to.”

Sa i përket shijes, ai tha:

“Ishte në rregull. Pak a shumë si qumështi i bajames ose i sojës.”

Aktualisht, Tommy dhe babai i tij, John Fury, drejtojnë podcast-in e ri të BBC-së “What The Fury?”, një seri me 10 episode ku diskutojnë tema si prindërimi, maskuliniteti, inteligjenca artificiale, marrëdhëniet dhe sfidat e jetës moderne. View this post on Instagram A post shared by BBC iPlayer (@bbciplayer)