ABC News ka siguruar pamje nga atentati i dështuar në Elbasan, ku u tentua të vritej Ermir Kertezi jashtë ambienteve të një lokali.
Nga pamjet, shihet personi me bluzë të zezë, Kertezi cili fillimisht ndodhej brenda lokalit.
Ai qëndron për disa momente në ambientet e brendshme dhe më pas ngrihet nga tavolina për t’u larguar. Më pas, autori, i cili ishte ulur në lokal me një grua, çohet nga karrigia sapo sheh Kertezin.
Jashtë ambientit të lokalit, ai i ka drejtuar armën, por duket se arma ngec dhe Kertezi është larguar menjëherë.
Mësohet se autori është vënë në pranga nga policia dhe është ushtruar kontroll në banesën e tij./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet elbasan
