Lajme Zone
VIDEO/ Artan Myrtaj tentoi të shpëtonte duke vrapuar, por…! Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, autori e qëlloi teksa ishte i shtrirë në asfalt
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Artan Myrtaj tentoi të shpëtonte duke vrapuar, por…! Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, autori e qëlloi teksa ishte i shtrirë në asfalt

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet e kamerave të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myraj në Sarandë. Për një moment Myrtaj shfaqet duke ecur në trotuar, ndërsa autori zbret nga motori dhe e ndjek për disa metra duke e qëlluar për vdekje.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet e kamerave të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myraj në Sarandë. Për një moment Myrtaj shfaqet duke ecur në trotuar, ndërsa autori zbret nga motori dhe e ndjek për disa metra duke e qëlluar për vdekje. Atentatori shfaqet i veshur me një xhup jeshil, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë, ndërsa në duar mban dy armë. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, fillimisht ai dyshohet se ka qëlluar me pistoletën me silenciator, por pasi arma mund t’i jetë bllokuar, ka përdorur pistoletën tjetër që mbante në dorën e djathtë. Autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në Sarandë nuk është identifikuar ende, sikundër edhe bashkëpunëtori në krim që e largoi pasi kreu vrasjen. Motorri me të cilin ata u arratisen është me targa greke dhe dyshohet të jenë larguar në drejtim të rrugës së Konispolit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të kenë ikur ilegalisht drejt Greqisë.

Artan Myrtaj u ekzekutua paraditen e 20 shtatorit, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë. Nga të shtënat u plagos edhe një 73-vjeçar, kalimtar i rastit.

Hetuesit dyshojnë se vrasja lidhet me një seri ngjarjesh të nisura me një plagosje në korrik 2025 në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza. Myrtaj, 44 vjeç, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, për këtë ngjarje u akuzua për përkrahje të autorit të krimit dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb