Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Arrestohen 2 persona në Laç, kapen 80 doza kokainë


Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia në qytetin e Laçit, në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”.

Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia në qytetin e Laçit, në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”.

Në pranga kanë rënë 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe 19 vjeç, banues në Tiranë, të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Laçit.

Sipas Policisë, dy të rinjtë u lokalizuan dhe u ndaluan në lagjen nr. 6, Laç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine të ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit siguronin lëndën narkotike dhe më pas e ndanin në doza me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe katër aparate celulare.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia