Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në afërsi të TEG-ut, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi


ABC News ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të mërkurë tek rrethrrotullimi i TEG-ut, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi” ku pati dy viktima e një të plagosur.

ABC News ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të mërkurë tek rrethrrotullimi i TEG-ut, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi” ku pati dy viktima e një të plagosur.

Nga pamjet, shihet se betonierja përplaset me mjetin “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan.

Drejtuesi i mjetit, Muhamed Lotf, 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i betonieres, Muhamed Ali, 44 vjeç, u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi”, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, me pamjet që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksidentteg