Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë të Parisit, ku një Lamborghini Aventador u përplas me një automjet tjetër, për shkaqe që ende nuk janë bërë të qarta. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 5 shtator, në autostradën A3, në zonën e Saint-Denis, kur një baba 63-vjeçar dhe djali i tij 27-vjeçar kishin marrë me qira makinën sportive për një udhëtim.
Sipas informacioneve fillestare, ata dyshohet se po udhëtonin me shpejtësi deri në 200 km/orë kur Lamborghini u përplas me një automjet tjetër, në të cilin ndodheshin katër persona. Automjeti i dytë u përmbys në autostradë, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve.
Lamborghini u nda përgjysmë nga përplasja dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin brenda. WATCH : Two people died and four others were injured after a rented lamborghini aventador caught fire in a head-on collision on a highway near Paris.
Emergency teams responded to the severe crash on the A3 route.
pic.twitter.com/CZwcUVLUsC
— Inside the conflict (@InsidConflict) September 6, 2026 Babai, i cili ishte në drejtimin e automjetit, u përplas me forcë dhe u nxor nga makina si pasojë e përplasjes, duke humbur jetën në vendngjarje. Djali i tij, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit, mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe humbi jetën si pasojë e zjarrit.
Zyra e prokurorit që po heton ngjarjen nuk ka konfirmuar shpejtësinë e saktë me të cilën po lëvizte Lamborghini, por ka deklaruar se automjeti po udhëtonte “mbi” shpejtësinë e lejuar. Трасса A3 вчера под Парижем. Lamborghini Aventador разрезало отбойником и она загорелась. Погибли отец (63) и сын (27) сгорели внутри. Судя по всему оба чернокожие. Прокуратура по предварительным данным: суперкар превышал скорость, врезался в другую машину и отбойник, а потом… pic.twitter.com/KBHNSe7P7p
— ⭐️Oles Filonenko⭐️ (@FilonenkoOles) September 6, 2026 Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike menjëherë pas aksidentit fatal. Lamborghini Aventador i gjelbër shihet i shkatërruar plotësisht dhe i përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi të zi ngrihet në qiell.
Pasi zjarri u shua, nga automjeti luksoz kishte mbetur vetëm një masë e deformuar metali. Top Channel

