Lajme Zone
VIDEO/ 4200 euro për avokatin, familja nga Elbasani kërkon paratë: Nuk na bëri asnjë punë
EkonomiSyri

VIDEO/ 4200 euro për avokatin, familja nga Elbasani kërkon paratë: Nuk na bëri asnjë punë

Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për disa çështje familjare dhe pronësie, por sipas punët nuk janë kryer.

Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për disa çështje familjare dhe pronësie, por sipas punët nuk janë kryer. Veseli tregon se familja iu drejtua avokatit fillimisht për një problem me pronën, më pas për divorcin e vajzës dhe për një çështje që lidhej me ADN-në e fëmijës së saj. Për çështjen e tokës, ajo thotë se i ka paguar avokatit 2200 euro përmes Western Union.Lexo edhe:'Fshije videon'/ Nesër mund të jetë radha e një njeriu që duam Sipas saj, pavarësisht pagesës, nuk ka marrë fatura apo prova për veprimet që avokati pretendonte se kishte kryer. “Kam paguar 2200 euro. Asnjë faturë nuk më ka dhënë. Asnjë seancë, asnjë lloj gjëje nuk ka bërë”, pretendon Veseli. Ajo thotë se ka shkuar personalisht pranë institucioneve për të verifikuar nëse ishin bërë njoftimet për konfliktin mbi pronën, por sipas saj, aty nuk kishin dijeni për ndonjë veprim të avokatit. Problemet, sipas saj, nuk përfunduan këtu. Për divorcin e vajzës ajo pretendon se ka paguar edhe 500 euro, ndërsa procedura, sipas saj, u përfundua më vonë nga shteti, pasi familja i dha fund marrëdhënies me avokatin. Një tjetër pagesë prej 1000 eurosh lidhej me procedurën e ADN-së së fëmijës së vajzës. Veseli pretendon se as kjo procedurë nuk u ndoq dhe se çështja mbeti pezull deri në momentin kur fëmija ndërroi jetë. Pas këtyre episodeve, familja kërkoi kthimin e parave. Në një seri komunikimesh telefonike të siguruara nga familja, avokati dëgjohet duke premtuar se do t’i kthente paratë, por sipas Veselit, muajt kaluan dhe pagesa nuk u krye. Në një prej telefonatave, familjarët i kërkojnë avokatit t’u kthejë shumën prej 4200 eurosh, ndërsa ai përgjigjet se do t’i përgatisë paratë dhe kërkon kohë. Veseli thotë se, pas pritjeve të përsëritura, më 24 maj 2023 iu drejtua Policisë së Elbasanit dhe bëri kallëzim. Sipas saj, avokati u shoqërua dhe qëndroi për një periudhë në paraburgim, por edhe pas kësaj, ajo nuk i ka marrë paratë. Familja ka vënë në dispozicion edhe një seri faturash të Western Union, të cilat sipas saj dokumentojnë pagesat e kryera në emër të Gëzim Kovaccit gjatë viteve 2018–2021. Në disa raste, paratë janë dërguar nga Elvira, ndërsa në raste të tjera përmes familjarëve të saj, të cilët thonë se ia ka dorëzuar paratë avokatit për çështjen e pronës. Vetë Kovacci, sipas dokumenteve të përmendura nga familja, ka deklaruar në gjykatë se ishte pajisur me prokurë për përfaqësimin e familjes për çështjen e pronës, por se nuk kishte kryer veprime pasi, sipas tij, nuk i ishte vënë në dispozicion dokumentacioni i nevojshëm. Megjithatë, familja pretendon se pagesat janë bërë pikërisht për ndjekjen e këtyre çështjeve dhe kërkon kthimin e shumës së dhënë. Sot, Elvira Veseli thotë se vijon të përballet me pasojat financiare të kësaj historie. Ajo tregon se paratë i kishte mbledhur me vështirësi, duke punuar prej vitesh në Gjermani, dhe se për pagesat ndaj avokatit kishte marrë edhe borxhe. “Mezi i kam mbledhur këto lekë dhe ia kam çuar avokatit, me borxhe. Kam bërë sakrifica”, shprehet ajo. Përballë Piranjave, Kovaçi e mohon qê të ketë marrë para nga Elvira, duke deklaruar se nuk ishte avokat i saj, por faktet, si fatura dhe regjistrime tregojnë të kundërtën.