Lajme Zone
Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA
PolitikëTop Channel

Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA

Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.

Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare. Edhe sot kjo protestë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar kordonë për të penguar futjen ose afrimin e protestuesve në institucion.

Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë shkuan drejt policisë, pasi deputetët nuk i kapën dot, pasi u futën të sigurt në seancë.

Para se të marrin pushimet e verës, deputetët u thirrën në seancë plenare për të miratuar me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës Shqipëria i merr 302 milionë dollarë kredi aleatit strategjik për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Procedura e ndjekur nga socialistët dhe mbajtja sekret e detajeve të marrëveshjes u konsiderua si antikushtetuese nga demokratët, të cilët paralajmëruan jo vetëm votën kundër, por edhe goditjen në Gjykatën Kushtetuese.

Niko Peleshi i ftoi demokratët të zbresin një kat më poshtë për të lexuar dokumentin, por me kushtin që të ruajnë sekretin.

Por, ndërsa Gazment Bardhi dhe të tijtë morën rrugën për tek salla “Gerti Bogdani”, një tjetër deputet ishte treguar më këmbëshpejtë. Agron Shehaj ia doli të “rrëmbejë” të vetmen kopje, duke pamundësuar të tjerëve të njihen me të.

Mes zhurmës dhe kaosit, Niko Peleshi mbylli seancën, duke u lënë takim deputetëve në mesditë për të votuar marrëveshjen. Jashtë dyerve të Kuvendit, Sali Berisha bëri të qartë qëndrimin e demokratëve.

Demokratët u larguan drejt selisë, ndërsa të vetëm socialistët u mblodhën në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare, Sigurisë dhe Ekonomisë, për t’i dhënë dritën jeshile.

Përditësimet live U shoqëruan nga policia pas tensioneve, lirohen organizatori Arben Kola dhe një tjetër protestuese

Aktualitet Fotolajm/ Me qeset plot vezë e domate, protesutesit marshojnë drejt komisariatit nr.1

Aktualitet Deputetët largohen të pashqetësuar/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, debat mes tyre për vijimin e tubimit. Nisen drejt Komisariatit nr.1

Aktualitet VIDEO/ Deputetët shkojnë për të lexuar marrëveshjen e huasë me SHBA para nisjes së seancës, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese

Politikë Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar

Politikë Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Aktualitet Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni “Nuk erdhi Rama sot, ndaj më lanë të hyj”, Shehaj rikthehet në Kuvend, shkëmben batuta me gazetarët

Politikë Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend para nisjes së seancës plenare

Lajme Protestuesit zhvendosen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tentojnë bllokimin e qarkullimit

Aktualitet Protestë para Parlamentit, forcat e Policisë rrethojnë zonën, autobotët me ujë në gatishmëri

Aktualitet Top Channel