Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Mallkeq, ku një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 16:00. Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shtetasi me inicialet K. B., 69 vjeç, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, tip automatik.
Paraprakisht dyshohet se 69-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor dhe vuante nga depresioni, por rrethanat dhe motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende për t'u përcaktuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të dokumentuar atë që ka ndodhur.
