Lajme Zone
Vetëm me votat e PS, miratohen rezolutat për punën e SPAK dhe 6 institucioneve tjera! Merr ‘ok’ edhe rishikimi i buxhetit dhe akti normativ për financimin e koncertit të Kanye West
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vetëm me votat e PS, miratohen rezolutat për punën e SPAK dhe 6 institucioneve tjera! Merr ‘ok’ edhe rishikimi i buxhetit dhe akti normativ për financimin e koncertit të Kanye West

Pasi opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e seancës, me kërkesë të PS u kalua në votim.

Pasi opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e seancës, me kërkesë të PS u kalua në votim. Opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa vetëm me votat e PS u miratuan rezolutat për vlerësimin e punës së SPAK dhe 6 institucioneve të tjera. U miratua edhe akti normativ për rishikimin e buxhetit dhe akti normativ për mes së cilit u financua me 4.3 mln euro koncerti i reperit amerikan Kanye West. Votimi-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. -84 pro, 1 abstenim, 2 kundër-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”. -83 pro, 1 abstenim, 3 kundër-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”. -82 pro, 1 abstenim, 0 kundër-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 0 kundër-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”- 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”- 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër-Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””- 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër-Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”- 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër LEXO EDHE:VIDEOLAJM/ Momenti kur Gazment Bardhi hedh ujë drejt kryeministrit Rama Lajmi kryesor: ‘Territorialja’ bllokon seancën, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit! Opozita zapton foltoren, Bardhi i hedh ujë Ramës! PS kalon direkt në votim (VIDEO+FOTO) SI.E./Shqiptarja.com TAG: kuvend 23 korrik 2026 Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 28.2% Nuk e di 7.7% Vota total: 5227 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?