Linku i GoFundMe
Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja e vogëlushit Eren, vetëm 5 muajsh, i cili ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë.
Babai i tij, Ernest Ahmataj, tregon se djali ka lindur para kohe dhe pas lindjes ka pësuar një hemorragji në kokë. Sipas tij, më pas i është krijuar një kist në tru, i cili vijon të zmadhohet.
“Për të bërë një ndërhyrje të tillë në Shqipëri është e pamundur, pasi nuk kanë mjetet e nevojshme dhe fëmija është shumë i vogël”, shprehet babai, duke shtuar se mjekët i kanë këshilluar trajtimin jashtë vendit.
Sipas familjes, mjekët në Itali janë ata që mund ta marrin përsipër trajtimin e vogëlushit, ndërsa ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt, brenda muajit tetor.
Por kostoja e trajtimit dhe udhëtimit është e papërballueshme për familjen, ndaj babai i Erenit u drejtohet shqiptarëve për ndihmë.
“Ju kisha lutur të gjithë shqiptarëve, sado pak të na ndihmojnë. Për mua është një ndihmë shumë e madhe për të shëruar djalin e vogël Erenin”, shprehet ai.
Familja ka hapur edhe një fushatë GoFundMe për të mbledhur shumën e nevojshme për trajtimin e fëmijës.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë familjen të përballojë shpenzimet e trajtimit të Erenit në Itali. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

