Lajme Zone
“Taksia zë dy vende parkimi, ne të lagjes s’kemi ku të parkojmë”
Të tjeraJOQ Albania

“Taksia zë dy vende parkimi, ne të lagjes s’kemi ku të parkojmë”

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në zonën e Plazhit në Durrës, lidhur me problemin e parkimeve.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në zonën e Plazhit në Durrës, lidhur me problemin e parkimeve.

Në videon e dërguar në redaksi shihet një taksi e parkuar në mënyrë të tillë që zë dy vende parkimi.

“Ja shikojeni, nuk gjen dot parkime te lagjja, se taksitë zënë dy vende”, shprehet qytetari në video.

Sipas tij, kjo nuk është një situatë e izoluar, por një problem që përsëritet vazhdimisht.

“Na kanë ardhur në majë të hundës këto taksitë që zënë dy vende parkimi e ne të lagjes s’kemi ku të parkojmë”, shkruan ai, duke shtuar se banorët përballen edhe me gjoba të shpeshta, ndërsa hapësirat për parkim janë të pamjaftueshme.

Qytetari thotë se rasti është regjistruar pranë zonës së Pelikanit, në Plazh, dhe kërkon vëmendje ndaj mënyrës se si përdoren hapësirat e pakta të parkimit në një zonë ku, sipas tij, gjetja e një vendi për të parkuar është kthyer në problem të përditshëm. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)