Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën qytetase të Singapor. Një garë që nisi me 30 minuta me vonesë për shkak të shiut dhe pistës së lagur, por në fund piloti holandez ia doli mbanë të fitojë dhe korri suksesin e parë në këtë pistë. Ai arriti të përfitojë nga gabimi i George Russell (Mercedes) në fundin e xhiros së parë, që u përplas kur ishte i pari. Kjo tërheqje dhe vendi i katërt i Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes afron edhe më shumë italianin me titullin kampion për pilotë. LEXO edhe...Verstappen fiton garën kaotike në Malajzi, Antonelli hipotekon titullin në Formula 1! E dielë e çmendur për Ferrari-n Tashmë Antonelli shkëputet 89 pikë në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, që la pas (vendi 3) shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc. Dy makinat McLaren u përplasën mes tyre në xhiron e fundit teksa synonin të parakalonin Leclerc, që kishte probleme me gomat. Piastri, që ndodhej i katërti, u detyrua të tërhiqet, ndërsa Norris përfi në vendin e tetë, pas Lawson (vendi 5), Berman (vendi 6) dhe Hulkenberg (vendi 7). Për sa i përket garës, ajo nisi mirë për Russell, që parakalon Verstappen në kthesën e parë. Gjithsesi, britaniku gabon e përplaset që në xhiron e parë. Më pas, holandezi merr komandën dhe e ruan atë deri në fund, ndërkohë që 9 makina u tërhoqën për arsye të ndryshme, rekord për një garë sprint. A.C/ReportTv.al Max Verstappen Singapor George Russell ferrari Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.4% Jo 33.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 3978 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

