Lajme Zone
Dy të rinjtë shqiptarë pretenduan se u dhunuan nga policia në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dy të rinjtë shqiptarë pretenduan se u dhunuan nga policia në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni

Rasti u bë publik pas raportimeve dhe shpërndarjes së fotografive ku dy të rinjtë u shfaqen me lëndime të dukshme në fytyrë.

Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur reagime politike në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Përmes një reagimi publik BDI kërkon nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për të gjitha rrethanat e incidentit si dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga çdo zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin. LEXO edhe...Mickoski zbulon raportet me Ali Ahmetin: Është politikan me përvojë, prej vitesh nuk e kam takuar! Sipas BDI-së, për ngjarjen ekzistojnë verisone të ndryshme. Në raportin e brendshëm të policisë, sipas partisë, pretendohet se dy të rinjtë i kanë marrë armën e zjarrit një efektivi policie. Nga ana tjetër, të rinjtë deklarojnë se arma ka përfunduar në automjet pasi efektivët u kanë thyer xhamin. Ata pretendojnë gjithashtu se efektivët kanë qëlluar me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e automjetit dhe më pas i kanë dhunuar fizikisht, pasi u kanë lidhur duart dhe i kanë shtrirë përtokë. Rasti u bë publik pas raportimeve dhe shpërndarjes së fotografive ku dy të rinjtë u shfaqen me lëndime të dukshme në fytyrë. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes dhe versionet e palëve mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente. Në deklaratën e saj, BDI kërkon gjithashtu që institucionet përgjegjëse të hetojnë me paanshmëri ngjarjen dhe të garantojnë transparencë për publikun. Partia thekson se çdo shkelje e mundshme nga ana e zyrtarëve policorë duhet të marrë përgjigjen përkatëse ligjore, ndërsa respektimi i të drejtave dhe dinjitetit të qytetarëve duhet të jetë detyrim i institucioneve shtetërore. A.C/ReportTv.al Maqedoni e Veriut BDI Astrit Iseni Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.4% Nuk e di 6.2% Vota total: 4049 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?