Lajme Zone
Lana pas fasadës
PolitikëCNA

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit Lana pas Pallatit me Shigjeta, pra pas fasadës. Deri te Pallati me Shigjeta Lana është e sistemuar, megjithëse e gjitha qelb erë, pasi në lumin që kalon përmes kryeqytetit derdhen ujërat e zeza. “Katastrofë mjedisore” në Lanë/ Ujërat e zeza vijojnë të derdhen në lumë

30 Shtator, 20:58 Pjesa më e madhe, e cila kalon në qytet duket e sistemuar, por nga Pallati me Shigjeta e më tej është një katastrofë e vërtetë.

Në vitin 2024 Erion Veliaj mashtroi, si gjithmonë, duke thënë se do të bëhej një rrethrrotullim i madh, do të vazhdonte zgjatimi i Lanës, do të bëheshin dhjetëra miliona euro investime që do të vinin nga Bashkimi Europian, por asgjë nuk u bë.

Jemi në 2026, pra pas dy vitesh, dhe kemi ngelur te projektet 3D që janë prezantuar dhe Lana vazhdon të jetë në prag të një katastrofe. Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana, pamjet që tregojnë katastrofën 7 Tetor, 13:32 Përveç faktit që derdhen ujërat e zeza, tashmë jemi në stinën e vjeshtës dhe te pjesa e Pallatit me Shigjeta, gjatë momenteve me reshje shiu shpesh lumi fryhet dhe është gati të dalë nga shtrati.

Kjo për shkak të bllokimit të tij në pjesën pas Pallatit me Shigjeta, ku hidhen inerte, hidhen plehra dhe gjithashtu vazhdojnë të derdhen në mënyrë të pakontrolluar dhe të pamenaxhuar ujërat e zeza të shumë objekteve të ndërtuara pa leje në vitet e tranzicionit, por dhe të legalizuara më vonë. Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik 2 Tetor, 11:26 Situata është alarmante, flasim për një Shqipëri që do të hyjë në BE me një lumë, i cili kalon përmes qytetit që shërben si një kanal derdhjesh ujërash të zeza, ku kërcet m….

Dhe në pjesën e poshtme është i bllokuar nga plehrat që hidhen, nga mbetjet inerte, nga papastërtitë, pa folur pastaj për tubat e ujit që kalojnë atje, të çara, që ndoshta përziejnë ujërat e zeza dhe çfarëdolloj pisllëku tjetër që gjendet në segmentin e lumit nga Pallati me Shigjeta në një distancë disa kilometra, jo thjesht dhe vetëm në një segment të shkurtër, por përshkon tejpërtej një pjesë tjetër të kryeqytetit, që përtej Unazës, shkon te pjesa e Astirit dhe më poshtë.

Lana është një bombë ekologjike që kalon në mes të kryeqytetit dhe reshjet e pritshme mund të sjellin pasoja mjaft të rënda dhe një situatë alarmante për shkak të mosmarrjes së masave dhe moskryerjes së investimeve në zgjatimin e lumit Lana pas Pallatit me Shigjeta. /CNA Kambanë alarmi/ Ndotja e Lanës, fytyra e vërtetë e Erion Veliajt 8 Tetor, 09:25 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.